Edhe pse një format i tillë shpesh krijon hapësirë për njohje dhe afrime të reja, Alba ka zgjedhur të jetë e prerë dhe e qartë për ndjenjat e saj. Ajo ka deklaruar hapur se zemra e saj i përket vetëm Limit dhe se nuk ka asnjë interes për asnjë mashkull tjetër brenda shtëpisë.
Me një deklaratë që habiti banorët, Alba u shpreh se për të ekziston vetëm një dashuri e vërtetë. Sipas saj, nëse nuk është me Limin, atëherë preferon të jetë vetëm, sesa në një lidhje pa ndjenja.
“Vetëm një dashuri kam në jetë dhe ai është Limi. Nuk dua të njoh asnjë mashkull tjetër. Nëse jo me Limin, nuk dua të jem me askënd. Më mirë vetëm se me dikë që nuk e dua,” u shpreh ajo me vendosmëri.
Këto fjalë sollën menjëherë reagimin e Labit, i cili u përpoq ta bindte Albën se jeta është e gjatë dhe se nuk duhet t’i mbyllë dyert së ardhmes. Megjithatë, Alba mbeti e palëkundur në qëndrimin e saj, duke theksuar se Limi për të është “ekstremisht shumë i mirë”.
Debati mes tyre ngjalli diskutime të shumta, ndërsa deklarata e Albës u komentua gjerësisht si një nga momentet më të forta emocionale të ditës.






