Pa filtra: Big Mama nxjerr emrat e kolegëve që i beson dhe ata që i ‘nuk duron dot’

Këngëtarja dhe personazhi i njohur televiziv, Big Mama, ka folur si rrallëherë më parë për prapaskenat e botës së shoubizit shqiptar në emisionin “Krejt n’debat”, duke zbuluar se jo gjithçka që shfaqet është e vërtetë.

Me stilin e saj të drejtpërdrejtë dhe pa filtra, Big Mama deklaroi:

“Shoubizi funksionon, sipas mendimit tim, falso. Marrëdhëniet nuk janë gjithmonë siç duken. Disa i bën vetëm për sy e faqe!”

Artistja tregoi se, përveç shfaqjeve publike, shumë nga raportet mes kolegëve janë të shtira, pa ndjenja të sinqerta. Megjithatë, ajo e bëri të qartë se ruan lidhje shumë të mira me disa artistë të caktuar, të cilët i konsideron si miq të vërtetë.

“Kam më shumë shokë sesa shoqe. Kam marrëdhënie shumë të mira me Robert Berishën, Bes Kallakun, Irkenc Hykën. Dhe nga femrat, Adelina Tahiri është një ndër më të afërtat. Nuk ka vend për xhelozi mes nesh.”

Por ajo nuk e fshehu as anën tjetër të medaljes:

“Ka edhe kolegë që më shkojnë në nerva. Nuk i duroj dot disa sjellje në këtë industri!”

Ky rrëfim i sinqertë ka nxitur reagime të shumta në rrjet, ku ndjekësit e saj kanë përgëzuar guximin për të folur hapur për realitetin që ndodh pas kamerave dhe pas buzëqeshjeve të Instagramit.

Të fundit