Site logo

Ntreg

Paga mbi 1000 euro dhe 2000 vende pune: Panairi që po tërheq të rinjtë drejt tregut të punës

Rreth 2000 mundësi punësimi janë prezantuar në Panairin e Punës dhe Aftësive, i organizuar në Pallatin e Kongreseve nga Agjencia Kombëtare e Punësimit. Eventi ka mbledhur dhjetëra kompani nga sektorë të ndryshëm, duke ofruar një gamë të gjerë pozicionesh, që nga teknologjia dhe ndërtimi, deri te shërbimet dhe profesionet praktike që nuk kërkojnë diplomë universitare.

Në këtë panair marrin pjesë rreth 80 biznese, të cilat ofrojnë paga konkurruese që mesatarisht kalojnë 1000 euro. Sipas drejtuesit të AKPA, Klevis Hysa, kërkesa më e lartë mbetet në sektorin e shërbimeve, veçanërisht për shkak të rritjes së turizmit në vend. Ky aktivitet shihet si një mundësi konkrete për të rinjtë dhe punëkërkuesit për të gjetur punë dhe për t’u njohur me nevojat aktuale të tregut.

Përveç ofertave për punësim, panairi prezanton edhe programe të formimit profesional nga shkollat publike, të cilat po fitojnë gjithnjë e më shumë interes. Fushat si hidraulika, mekanika dhe teknologjia e informacionit po shihen si alternativa të forta për të rinjtë që kërkojnë aftësi praktike dhe hyrje më të shpejtë në tregun e punës.

Ndërkohë, qytetarët mund të regjistrohen si punëkërkues përmes platformës e-Albania dhe të eksplorojnë vendet e lira në portalin puna.gov.al. Për të rinjtë deri në 29 vjeç, mbetet në dispozicion edhe programi i Garancisë Rinore, i cili synon integrimin në tregun e punës brenda një periudhe katërmujore.

baner viral news

Të fundit