Site logo

Ntreg

Pamje që nuk i keni parë kurrë! Monika Kryemadhi nga “zonjë e parë” në aktore filmi!

Pamje që nuk i keni parë kurrë! Monika Kryemadhi nga “zonjë e parë” në aktore filmi!

Një pamje që nuk e kemi parë kurrë më parë nga Monika Kryemadhi!
Në profilin e saj në rrjete sociale, ish-politikania ka ndarë disa foto të veçanta ku shfaqet në shtrat përkrah influenceres Dea Vieri, të dyja të veshura me robdishamë.
Kësaj here, Monika nuk është në rolin e një figure politike, por në atë të aktores.

Pas një periudhe të gjatë përballjesh me jetën publike dhe politike – përfshirë përpjekjet për lirimin e ish-bashkëshortit Ilir Meta dhe hetimet e vazhdueshme nga SPAK – Kryemadhi ka vendosur të mbyllë një kapitull e të hapë një tjetër.
Ajo ka konfirmuar dorëheqjen nga politika dhe fokusimin në pasionet e saj artistike.

Sipas informacioneve të deritanishme, Monika është pjesë e një filmi të ri shqiptar, për të cilin ende nuk janë zbuluar detaje mbi titullin apo skenarin.
Ajo do të interpretojë përkrah ish-banores së “Big Brother VIP”, Dea Vieri, me të cilën, siç duket nga fotot, do të luajnë rolin e nënës dhe bijës në këtë projekt.

Ky rikthim i Monikës në një dimension krejt ndryshe nga politika ka zgjuar kureshtje të madhe në publik, teksa shumë ndjekës e kanë përgëzuar për guximin dhe ndryshimin drastik në karrierë.

Të fundit