Parashqevi Simaku i kthehet e ashpër Shqipe Hysenajt: “Prej muajsh emri im përdoret si tabelë qitjeje”

Parashqevi Simaku i kthehet e ashpër Shqipe Hysenajt: "Prej muajsh emri im përdoret si tabelë qitjeje"

Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, ka reaguar ashpër pas deklaratave të ish-banores së Big Brother VIP Kosova 2, Shqipe Hysenaj, e cila në një intervistë u shpreh:
“Kam dëgjuar që Parashqevi Simaku ua merrte burrat të tjerave, për atë ngeli në rrugë”.

Kjo deklaratë ngjalli reagime të shumta, ndërsa vetë Simaku e cilësoi si të ulët dhe të pavërtetë.

Në një reagim publik, këngëtarja theksoi se emri i saj është përdorur prej muajsh në mënyrë të padrejtë dhe se këto shpifje nuk kanë lidhje me realitetin.

“Prej 10 muajsh, emri im është përdorur si tabelë qitjeje nga njerëz që përpiqen të tërheqin vëmendje përmes shpifjeve. Këto janë gjëra të ulëta, pa asnjë lidhje me realitetin. Publiku më njeh dhe e di kush jam, çfarë kam dhënë dhe çfarë përfaqësoj”, shkroi ajo.

Simaku shtoi se nuk do të ndalet përballë sulmeve të tilla dhe se vazhdon rrugën e saj me dinjitet dhe të vërtetën në krah.

Të fundit