Një deklaratë e papritur e ish-banores së Big Brother VIP Kosova, Shqipe Hysenaj, në emisionin “Live From Tirana”, ka ndezur rrjetet sociale dhe ka sjellë në qendër të vëmendjes emrin e këngëtares së njohur shqiptare, Parashqevi Simaku.
Gjatë bisedës në studio, Shqipe tha se gjatë qëndrimit të saj në SHBA kishte dëgjuar thashetheme të rënda lidhur me jetën private të Simakut:
“Kam dëgjuar që Parashqevi Simaku ka qenë një nga ato persona që u merrte burrat të tjerave,” – u shpreh ajo, duke shtuar se me kalimin e viteve artistja kishte humbur popullaritetin dhe respektin në disa rrethe.
Deklarata e saj ndezi menjëherë reagime. Biznesmeni i njohur Elton Ilirjani doli hapur në mbrojtje të këngëtares, duke paralajmëruar se çështja do të përfundojë në gjykatë.
🗣 “Shpifje të tilla nuk mund të kalojnë pa përgjegjësi. Shqipe Hysenaj është një askushi, por drejtësia do të flasë”, tha Ilirjani me tone të forta.
Ngjarja ka ndezur debate të shumta mes ndjekësve: disa e quajnë deklaratën e Shqipës si të tepruar dhe ofenduese, ndërsa të tjerë e shohin si një opinion personal të bazuar vetëm në thashetheme.






