Site logo

Ntreg

Pas akuzave ndaj Sarës, Xheneta shpërndan një postim me tone ironike

Finalistja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes – jo vetëm për pamjen e saj, por edhe për postimet me tone të nënkuptuara në rrjetet sociale.

Së fundmi, modelja ka ndarë disa fotografi në Instagram, të shoqëruara me një mbishkrim që ngjalli menjëherë reagime dhe spekulime në rrjet:

“Disa vajza e luajnë aq mirë rolin e viktimës, sa meritojnë çmimin Oscar.”

Postimi vjen pak ditë pas akuzës publike që Xheneta bëri ndaj Sarës Gjoka – ish-prezantueses dhe pjesëmarrëse në BBVIP – duke pretenduar se kjo e fundit kishte ndërhyrë në marrëdhënien e saj duke kontaktuar ish-partnerin.

Edhe pse emri i Sarës nuk përmendet drejtpërdrejt, konteksti dhe koha e postimit kanë bërë që ndjekësit të aludojnë për një “hakmarrje të heshtur” nga ana e Xhenetës. Pavarësisht spekulimeve, asnjëra prej vajzave nuk ka dhënë një deklaratë të re për të sqaruar situatën.

Pas akuzave ndaj Sarës, Xheneta shpërndan një postim me tone ironike

Të fundit