Site logo

Ntreg

Pas BBVA, Livia dhe G Bani darkojnë të dy së bashku

Gjatë qëndrimit të tyre në “Big Brother VIP Albania”, Livia dhe G.Bani ndërtuan një marrëdhënie të mirë, e cila, sipas zhvillimeve të fundit, duket se është forcuar edhe më shumë pas përfundimit të spektaklit.

Së fundmi, Livia ka ndarë në rrjetet sociale një moment të veçantë me këngëtarin, ku shfaqen duke darkuar së bashku në një nga lokalet e vendit. Kjo pamje ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve dhe ka nxitur reagime të shumta në rrjet, me shumë prej tyre që spekulojnë për një raport që mund të jetë më shumë se miqësor.

Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga ana e dyshes, të cilët vijojnë të shfaqen pranë njëri-tjetrit në mënyrë të natyrshme, duke lënë gjithçka në kuadrin e thashethemeve dhe supozimeve të publikut.

Pas BBVA, Livia dhe G Bani darkojnë të dy së bashku
Pas BBVA, Livia dhe G Bani darkojnë të dy së bashku
Pas BBVA, Livia dhe G Bani darkojnë të dy së bashku

Të fundit