Ish-finalisti i “Big Brother VIP Kosova”, Klodian Mihaj, ka folur hapur për marrëdhënien që ruan me ish-banorët e shtëpisë pas përfundimit të formatit. Gjatë një sesioni pyetje-përgjigje me ndjekësit në rrjetet sociale, ai iu përgjigj interesit të fansave lidhur me raportin e tij me Londrimin dhe Elijonën.
Pyetja që mori më shumë vëmendje ishte nëse miqësia e krijuar mes tyre gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Kosovë vazhdon ende edhe jashtë kamerave. Në përgjigjen e tij, Klodi konfirmoi se marrëdhënia me të dy mbetet e mirë, duke treguar se lidhja e tyre nuk ka përfunduar me mbarimin e spektaklit.
Deklarata është mirëpritur nga ndjekësit, të cilët kanë ndjekur me interes dinamikat mes ish-banorëve edhe pas BBVK. Kujtojmë se gjatë spektaklit, Klodi dhe Elijona u përfolën shpesh për një afrimitet romantik, por pas daljes nga formati duket se dyshja ka zgjedhur të ruajë një raport miqësor.







