Pas Big Brother-it, Egli i kthen shpinën Gjestit: “Ishte një lojë, Gjesti s’ka qenë kurrë…”

Pas Big Brother-it, Egli i kthen shpinën Gjestit: "Ishte një lojë, Gjesti s’ka qenë kurrë..."

Egli Tako ka thyer heshtjen rreth marrëdhënies së saj me Gjestin në “The Dalina Show”. Ajo e pranoi se lidhja e tyre në Big Brother VIP nuk ka qenë romantike, por më shumë shoqërore.

“Gjesti nuk më frymëzonte si mashkull, por më bënte për të qeshur dhe më ndihmonte të kaloj kohën në izolim. Ka qenë loja dhe situata që na afroi, por nuk ishte dashuri e vërtetë,” – u shpreh Egli.

Me humor, ajo tregoi se nuk e ka më as numrin e Gjestit në celular dhe shtoi se është single.
“E dua fort si njeri, por jo më shumë se kaq. Për një moment jetova në deluzion, por nuk dua të vazhdoj aty. Ka qenë një eksperiencë e bukur, por mbyllet këtu,” – tha Egli, duke lënë pas të gjitha thashethemet.

Të fundit