Dy ish-banorët e “Big Brother VIP Albania 4”, Loredana Brati dhe Xheneta Fetahu, janë parë së fundmi së bashku, duke ndezur rrjetin me fotot dhe videot e tyre.
Dyshja, që kanë fituar popullaritet të madh gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme, janë fotografuar gjatë një daljeje të përbashkët, dhe menjëherë kanë ngritur pyetje: a po përgatitet një projekt i ri?
Edhe pse asnjëra nuk ka dhënë detaje, postimet dhe “vibet” mes tyre në rrjete sociale kanë ngjallur shumë kureshtje. Fansat kanë nisur menjëherë të spekulojnë nëse bëhet fjalë për një bashkëpunim profesional, një surprizë televizive, apo thjesht një takim mes mikeshash.
Një gjë është e sigurt – takimi i tyre nuk ka kaluar pa u vënë re. Komentet dhe reagimet kanë shpërthyer, ndërsa shumë ndjekës presin me padurim të zbulojnë çfarë po “gatuajnë” Loredana dhe Xheneta.
Duke qenë se publiku i ka ndjekur që nga “Big Brother”, bashkimi i tyre tani vetëm sa shton pritshmëritë për diçka të madhe që mund të vijë së shpejti.






