Site logo

Ntreg

Pas daljes nga BBV4, Loredana flet për raportet me ish-banorët: “E adhuroj kohën me të!”

Pas përfundimit të rrugëtimit të saj në “Big Brother VIP 4”, Loredana Brati ka qëndruar pranë fansave të saj përmes rrjeteve sociale, ku vazhdon të jetë mjaft aktive.

Në profilin e saj në Instagram, ajo ndan momente të ndryshme nga jeta e përditshme, por së fundmi ka zhvilluar edhe një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj përmes opsionit të pyetjeve në Instastory.

Ndjekësit kanë qenë të shumtë në pyetje, ku natyrisht nuk munguan ato që lidhen me eksperiencën në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe marrëdhëniet me ish-banorët.

E pyetur: “Me kë nga banorët e Big Brother ke komunikim?”, Loredana është përgjigjur hapur:

“Me të gjithë dhe me asnjë! Me shumicën ruajmë respekt, por jo të komunikojmë në përditshmëri.
Këto kohët e fundit jam bërë pak më shumë me Rizartën, edhe e adhuroj kohën me atë!”

Të fundit