Pas daljes nga BBVK, Limi flet për herë të parë: Kë zgjedh mes Dolces dhe Albës?

Pas daljes nga BBVK, Limi flet për herë të parë: Kë zgjedh mes Dolces dhe Albës?

Lim Hoti ka folur për herë të parë publikisht vetëm pak ditë pas largimit të papritur nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova, duke i dhënë fund çdo aludimi që kishte mbajtur publikun në dilemë.

Rrugëtimi i tij në reality show u shoqërua me shumë diskutime për shkak të një trekëndëshi emocional mes tij, ish-partneres Alba dhe banorës tjetër Dolce. Megjithatë, deklarata e Limit jashtë shtëpisë ka qenë e qartë dhe pa asnjë hapësirë për keqkuptime: nuk ka vend për ribashkim me asnjërën.

Në një intervistë telefonike për Andale Media, Limi ka zgjedhur të flasë hapur, duke dhënë një këndvështrim ndryshe nga ai që u krijua gjatë transmetimit të spektaklit. I pyetur për raportin me Albën, ai surprizoi me deklaratën e tij, duke e cilësuar atë si një person të dëmtuar nga dinamika mediatike.

“Mënyra si e shoh unë Albën është thjesht një viktimë e televizioneve. Më vjen keq që po e them,” u shpreh Limi.

Sa i përket zërave për një takim apo sqarim jashtë shtëpisë me njërën prej vajzave, ai i mohoi kategorikisht, duke theksuar se jeta e tij private jashtë është tashmë e rregulluar.

“Nuk po e pres asnjërën, me thënë të drejtën, sepse jam i zënë. Nuk po mendoj fare për këta persona,” deklaroi ai, duke mbyllur përfundimisht çdo dilemë.

Të fundit