Pas deklaratës se e do Selinën, reagon gruaja e Mirit: “Vazhdo…”

Në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, rubrika “Big Love” solli një tjetër moment të komentuar mes banorëve. Kësaj here në qendër të vëmendjes ishte Miri, i cili mori një mesazh nga bashkëshortja e tij.

Mesazhi erdhi menjëherë pasi një natë më parë në shtëpi u transmetua një video, ku Miri dëgjohej teksa shprehej se e donte Selinën, deklaratë që shkaktoi reagime të shumta.

Gjatë rubrikës, bashkëshortja i shprehu mbështetje publike me fjalët: “Mos ki merak për çdo hap që ke bërë deri më tani. Jam me ty, në anën tënde, dashuria jonë është e shenjtë dhe e vërtetë. Vazhdo si luan që je. Të dua shumë”.

Mesazhi krijoi një moment emocional në shtëpi, ndërsa ndjekësit e formatit e interpretuan si një shenjë të fortë mbështetjeje ndaj Mirit, pavarësisht situatës së krijuar pas deklaratës për Selinën.

Të fundit