Site logo

Ntreg

Pas finales spektakolare, Sara dhe Egli s’flasin më! Ja çfarë ndodhi mes tyre…

Pas finales spektakolare, Sara dhe Egli s’flasin më! Ja çfarë ndodhi mes tyre…

Duket se miqësia mes Sarës Gjordeni, ish-banores së Big Brother VIP Albania 3, dhe Egli Takos, konkurrente e edicionit të katërt, nuk është më si më parë.

Në rrjetet sociale është vënë re se dy vajzat nuk e ndjekin më njëra-tjetrën, duke ngjallur kureshtje te ndjekësit për arsyet e prishjes së raporteve.

E pyetur për këtë situatë gjatë një interviste në emisionin “Goca dhe Gra”, Sara zgjodhi të mos japë shumë detaje.

“Në fakt do të doja të mos flisja për këtë gjë. Ka gjëra që ia vlen të flitet dhe ka gjëra që nuk ia vlen. Mendoj që kjo nuk ia vlen fare të flitet”, – u shpreh ajo.

Deklarata e shkurtër e Sarës lë të kuptohet se marrëdhënia mes saj dhe Eglit është ftohur ndjeshëm, pavarësisht faktit që ajo i kishte bërë një surprizë në natën finale të edicionit të katërt.

A do të ketë një sqarim mes tyre apo historia mbyllet këtu? Mbetet për t’u parë.

Të fundit