Site logo

Ntreg

Pas gjithë aludimeve, Egli e thotë hapur: E lidhur apo single?

Këngëtarja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Egli, ka vendosur t’u përgjigjet me sinqeritet ndjekësve të saj për një nga pyetjet më të shtruara në rrjet: statusin e saj sentimental.

Gjatë një sesioni pyetje-përgjigje në Instagram, një fans e pyeti drejtpërdrejt:
“Cili është statusi yt aktual: e lidhur, e komplikuar apo single?”

Egli nuk u shmang dhe u përgjigj qartë:
“Shkurt, pastër, pa gabime. Statusi im aktual është single.”

Ky është konfirmimi i parë publik i Eglit për statusin e saj pas ndarjes nga Gjesti, me të cilin kishte qenë në një marrëdhënie të komentuar gjatë dhe pas reality show-t.

Me një karrierë muzikore që po ecën me ritme të shpejta dhe me një angazhim të shtuar në rrjetet sociale, duket se Egli po i dedikon këtë kapitull të ri jetës personale dhe projekteve të saj artistike, larg zhurmës së lidhjeve dhe vëmendjes së tepërt mbi jetën private.

Pas gjithë aludimeve, Egli e thotë hapur: E lidhur apo single?

Të fundit