Site logo

Ntreg

Pas gjithë përplasjeve në BBVA, Olta telefonon Kiarën për herë të parë: “Ma puth Luizin”

Pas gjithë përplasjeve në BBVA, Olta telefonon Kiarën për herë të parë: "Ma puth Luizin"

Një moment i papritur dhe plot humor ndodhi në emisionin “Goca dhe Gra”, ku e ftuar ishte moderatorja Kiara Tito. Papritur, në një lidhje telefonike hyri aktorja Olta Gixhari – dikur rivalja e saj në “Big Brother VIP Albania 2”.

Ky komunikim i drejtpërdrejtë mes dy vajzave që dikur përplasnin fort në shtëpinë më të famshme, surprizoi publikun dhe vetë Kiarën.

“Gëzohem që po flasim bashkë, edhe pse kaq larg. Po kaloj një periudhë jo të këndshme, por mirë jam,” tha Olta, duke lënë të kuptohej se po përballet me disa sfida personale, por ruan pozitivitetin.

Kiara, me shumë sportivitet, e pyeti për shëndetin e saj, pasi pak ditë më parë Gixhari kishte treguar në rrjete sociale se kishte probleme me syrin.

Por momenti më i komentuar ishte fundi i bisedës, kur Olta tha me humor:

“Kiara, të përqafoj fort dhe ma puth Lunën… meqë je, ma puth edhe Luizin!”

Kjo fjali bëri që e gjithë studioja të shpërthente në të qeshura.
Një batutë që u mor si shenjë paqeje pas rivalitetit të gjatë mes dy vajzave.

Pas përfundimit të “BBVA 2”, Olta dhe Kiara nuk kishin pasur më asnjë kontakt, ndaj kjo ndërhyrje televizive u pa si një “thyerje akulli” dhe ndoshta fillimi i një marrëdhënieje më miqësore mes tyre.

Të fundit