Egli Tako, një nga figurat më të komentuar të sezonit të kaluar të Big Brother VIP 4, është rikthyer sërish në vëmendje me disa këshilla të drejtpërdrejta për banorët e rinj të BBVA 5.
E nisur nga përvoja e saj personale brenda shtëpisë, ku spikati romanca me Gjestin, Egli foli hapur për strategjinë, sinqeritetin dhe ndjenjat që lindin në një format të tillë.
E ftuar në emisionin “E Diell”, ajo theksoi se gabimi më i madh që mund të bëjnë konkurrentët është të shtiren apo të krijojnë personazhe të rreme.
“S’duhet të sillen me një personazh të ndërtuar. Të jenë vetja e tyre, me të mirat dhe të metat, sepse kështu publiku e ka më të lehtë të identifikohet”, u shpreh Egli.
Sa i përket dashurisë brenda shtëpisë së Big Brother, Egli pranoi se formati ka dëshmuar ndër vite se ndjenjat janë reale dhe jo thjesht pjesë e lojës.
“Big Brother ka treguar që dashuria funksionon. Nëse e ndjeni, bëjeni”, tha ajo pa hezitim.
Megjithatë, këshilla e saj erdhi me një paralajmërim, që u interpretua si reflektim mbi përvojën e saj personale:
“Dyert e zemrës gjithmonë të hapura, por me kujdes. Kujdes po… por patjetër dashuroni.”






