Site logo

Ntreg

Pas intervistës ku Besi Foli për të shkuarën dhe ndarjen, flet Jul Deda

Pas intervistës ku Besi Foli për të shkuarën dhe ndarjen, flet Jul Deda

Aktori i njohur Jul Deda ka reaguar së fundmi në rrjetet sociale, duke ndarë një mesazh të ndjerë për kolegun e tij, aktorin Bes Kallaku, pas deklaratave emocionale që ky i fundit bëri për jetën, familjen dhe vlerat që e udhëheqin sot.

Në një postim të shkurtër në Instagram Story, Deda thekson se fjalët e tij janë për ata që nuk e njohin Besin nga afër, pasi sipas tij, ata që e kanë njohur nuk kanë nevojë për shpjegime:

“Përtej punës, karrierës dhe publikut, Bes Kallaku është një nga djemtë me zemër më të bardhë që kam njohur në jetë. Nëse ka mundësi të bëjë për ty diçka të vogël, ai bën maksimumin.”

Mesazhi përfundon me një fjali të thjeshtë, por domethënëse:

“Bes, përqafime loku.”

Reagimi i Dedes vjen në një moment kur Bes Kallaku po komentohet gjerësisht për anën e tij më të ndjeshme dhe reflektuese, duke treguar se pas humorit dhe personazhit publik fshihet një njeri me vlera të forta njerëzore dhe familjare. Kujtojmë se Besi është ndarë nga Xhensila Myrtezaj, me të cilën ka dy fëmijë.

Të fundit