Pas largimit të Mateos, Artani futet në krevatin e Brikenës/ Ajo shpërthen në lot

Pas largimit të Mateos, Artani futet në krevatin e Brikenës/ Ajo shpërthen në lot

Një moment i tensionuar është regjistruar në orët e para të mëngjesit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, menjëherë pas përfundimit të spektaklit Prime dhe largimit të Mateos në “shpellë”, pasi Livia i dha imunitetin.

Teksa banorët po sistemoheshin për të fjetur, Brikena ishte shtrirë në krevatin e Mateos. Në atë moment, Artani i është futur në shtrat me vrull, pa paralajmërim dhe pa pëlqimin e saj, duke e zënë krejtësisht në befasi.

Reagimi i Brikenës ka qenë i menjëhershëm. E tronditur nga ndërhyrja në hapësirën e saj personale, ajo ka shpërthyer në lot dhe është larguar drejt banjos për t’u qetësuar. Banorja njihet për qëndrimin e saj të rezervuar dhe distancën që mban ndaj kontakteve fizike, çka e bëri situatën edhe më të rëndë emocionalisht për të.

Miri ka ndërhyrë duke sqaruar se qëllimi i Artanit nuk ishte ngacmimi, por tentativa për të zënë krevatin e lënë bosh nga Mateo. Megjithatë, mënyra e papritur dhe e vrullshme si ndodhi situata ka lënë një atmosferë të tensionuar në dhomë dhe ka rikthyer diskutimet mbi kufijtë personalë brenda shtëpisë.

Ngjarja ka ndezur menjëherë reagime në rrjet, me publikun të ndarë mes atyre që e konsiderojnë një keqkuptim dhe atyre që e shohin si një veprim të papërshtatshëm.

Të fundit