Në emisionin “Big Brother Fan Club” u diskutua gjerësisht raporti i shumëpërfolur mes Mirit dhe Selinit, si dhe letra që babai i Selinit dërgoi gjatë mbrëmjes së kaluar, e cila ka ngjallur reagime të shumta.
Gjatë debatit në studio, u ngrit edhe çështja e ndikimit që kjo letër mund të ketë, ndërsa avokatja e ftuar, Nexhi Beqiri, foli për aspektin ligjor të situatës së Mirit. Ajo theksoi se secili ka të drejtë të refuzojë martesën pa qenë i detyruar të japë arsye, duke shtuar se zgjidhja mund të vijë edhe me vullnet të dyanshëm mes bashkëshortëve.
Sipas saj, Miri dhe bashkëshortja e tij janë ende bashkë, ndërsa u përmend edhe ideja se ai mund të ketë interes për një vajzë të re, të arsimuar dhe inteligjente.
Ndërkohë, gjatë bisedës, Françeska zbuloi se bashkëshortja e Mirit ka reaguar në rrjetet sociale. Ajo ka komentuar në një prej videove ku Miri shfaqet krah Selinit, duke shkruar: “Miri më i miri”.
Ky reagim i papritur ka shtuar edhe më shumë kuriozitetin dhe diskutimet rreth marrëdhënies së Mirit, si brenda shtëpisë së Big Brother, ashtu edhe jashtë saj.






