Site logo

Ntreg

Pas muajsh heshtje, Livia zbulon gjithçka për shtatzëninë dhe lidhjen me Mevlanin

Pas muajsh heshtjeje, Livia Brunga ka thyer më në fund qetësinë mediatike, duke folur hapur për situatën që tronditi publikun gjatë qëndrimit të Mevlanit në Big Brother VIP Kosova.
Rikujtojmë se gjatë spektaklit, Mevlani u surprizua nga një vajzë që e prezantoi si partneren e tij dhe i dha lajmin e shtatzënisë, ngjarje që krijoi bujë në publik dhe shumë pikëpyetje mbi të kaluarën e tij sentimentale.

Në një rrëfim të gjatë dhe emocional, Livia ka zbuluar versionin e saj të historisë, duke theksuar se nuk ka qenë kurrë “shkatërruesja” e një çifti, por vetë pjesë e atij çifti.

“Jam lodhur duke ndjerë në lëkurë një paragjykim që nuk ka lidhje me mua, nuk ka lidhje me historinë time,” shprehet ajo, duke sqaruar se për një kohë të gjatë ka heshtur për të shmangur përplasjet publike.
Ajo e pranon hapur se ajo që e ka lënduar më shumë nuk ishte thjesht tradhtia, por mungesa e përgjegjësisë dhe lojërat e pista, që sipas saj janë bërë në dëm të saj dhe familjes së saj.

Me fjalë të forta, Livia e përshkruan lidhjen si një marrëdhënie të vërtetë, e cila u shkatërrua përmes një narrative të manipuluar në publik:
“Çifti ishte i imi. Jo, një shtatzëni e ndodhur dy netë nëpër hotele nuk e bën askënd ‘zonjë të situatës’.”

Ajo përshkruan dhimbjen e thellë që ka përjetuar:
“Më kanë marrë frymë me mua, më kanë ngrënë bukë nga duart e mia, dhe në fund kanë gjetur guximin të më mohojnë publikisht.”

Për Livian, kjo histori nuk është një thjesht një gabim njerëzor, por një tradhti e vetëdijshme dhe e qëllimshme, e cila nuk ndërton asnjë familje të vërtetë.
Në fund, ajo drejton një mesazh për të gjithë ata që e kanë gjykuar gjatë kësaj periudhe:
“Ju që më gjykoni, nuk më prekni. Por ju uroj që një ditë të përballeni me një zhgënjim të ngjashëm.”

Rrëfimi i saj përmbyllet me një deklaratë të prerë:
“S’ka më kthim pas, vetëm pasoja.”

Pas muajsh heshtje, Livia zbulon gjithçka për shtatzëninë dhe lidhjen me Mevlanin

Të fundit