Finalistja e edicionit të fundit të “Big Brother VIP Albania”, Egli Tako, po përjeton një periudhë mjaft të suksesshme në karrierën muzikore. Ajo po spikat jo vetëm për vokalin e saj, por edhe për paraqitjet provokuese që tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendjen e publikut.
Së fundmi, Egli ka publikuar një fotografi në InstaStory ku shfaqet e buzëqeshur dhe e qetë, por ajo që ka ngjallur më shumë diskutime është përshkrimi që ka shoqëruar imazhin: “natën e mirë” – një frazë e njohur për ndjekësit e Gjestit, pasi ai e përdorte shpesh gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBVA.

Ky detaj i vogël ka ndezur menjëherë aludimet se mes Eglit dhe Gjestit mund të ketë ndodhur një ribashkim, pas ndarjes së tyre të bujshme që u bë publike menjëherë pas përfundimit të spektaklit.
Vetëm pak ditë më parë, gjatë një koncerti, Gjesi u shfaq me një bluzë ku ishte stampuar fytyra e Eglit – një dhuratë nga fansat – dhe në një moment e ‘puthi’ imazhin në skenë. Gjest ky që shumë e interpretuan si shenjë të ndjenjave ende të pranishme.
Megjithëse as Egli dhe as Gjesi nuk kanë konfirmuar asgjë zyrtarisht, postimi i fundit i këngëtares ka shtuar zërat se mund të ketë një afrim të ri mes tyre. Mbetet për t’u parë nëse kjo është thjesht një lojë me ndjekësit, një flirt virtual, apo nisja e një kapitulli të dytë për çiftin që u krijua para syve të publikut.








