Pas ndarjes, Bes Kallaku mbulon tatuazhin e dedikuar Xhensilës.

Pas disa vitesh martesë, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj kanë vendosur të ndahen, duke i dhënë fund lidhjes së tyre.

Në periudhën kur ishin bashkë, aktori kishte bërë një tatuazh simbolik në trupin e tij me inicialet “B – Xh”, si shenjë dashurie për Xhensilën.

Por pas ndarjes, Besi ka zgjedhur të ndërhyjë në këtë tatuazh personal. Ai ka mbuluar shkronjën “Xh” me ngjyrë të zezë, duke hequr kështu emrin e ish-partneres nga lëkura.

Ky veprim është interpretuar nga ndjekësit si një mënyrë për të mbyllur përfundimisht një kapitull të rëndësishëm të jetës së tij, jo vetëm emocionalisht por edhe simbolikisht – duke fshirë një kujtim të përhershëm të një dashurie që tashmë i përket së kaluarës.

Pas ndarjes, Bes Kallaku mbulon tatuazhin e dedikuar Xhensilës.
Pas ndarjes, Bes Kallaku mbulon tatuazhin e dedikuar Xhensilës.

Të fundit