Site logo

Ntreg

Pas ndarjes me Ledrin, Sara Hoxha gjen dashurinë sërish!

Rreth dy muaj më parë u raportua për mundësinë e një lidhjeje të re në jetën e Sara Hoxhës. Pas ndarjes nga Ledri Vula, duket se edhe për blogeren ka ardhur momenti për një histori të re dashurie.

Në atë kohë u përfol se Sara ishte parë shpesh në shoqërinë e një djali të njohur në rrethet sociale të Tiranës, biri i një biznesmeni të njohur. Me kalimin e kohës, kjo afërsi duket se është kthyer në një lidhje të mirëfilltë. Në disa media tashmë është konfirmuar se Sara ka nisur një histori të re, të cilën po e mban të rezervuar.

Dyshja është parë bashkë jo vetëm në Tiranë, por edhe në jug të vendit. Miqtë e afërt të Sarës preferojnë të mos komentojnë për këtë romancë, duke pohuar se nuk dinë detaje. Megjithatë, vëmendja publike ka nisur të fokusohet tek çifti, dhe është vetëm çështje kohe derisa të shfaqet edhe fotografia e parë e tyre së bashku.

Pak kohë më parë, Sara Hoxha pranoi publikisht se ende kishte ndjenja për Ledrin dhe nuk ishte gati për një lidhje të re. Kur u pyet nga ndjekësit në rrjetet sociale nëse ishte gati për një raport të ri e të qëndrueshëm, përgjigjja e saj ishte e thjeshtë: “Jo”.

Megjithatë, në një emision televiziv ku ishte e ftuar, Sara la të kuptohet se mund të jetë në një lidhje të re. E pyetur nëse partneri i saj është nga fusha e kërcimit apo jashtë saj, Sara dha një përgjigje që linte vend për interpretime, duke sugjeruar se djali në fjalë është balerin.

Sara ka një vajzë me Ledri Vulën, me të cilin ishte në një marrëdhënie disa vjeçare që përfundoi një vit më parë. Ndërkohë, edhe Ledri duket se ka nisur një lidhje të re me Rina Zaitin, një emër i njohur në Kosovë.

Nëna e këngëtarit, Xheraldina Vula, ka folur së fundmi për ndarjen e të birit me Sarën. Në një intervistë, ajo u shpreh se familja e përjetoi keq ndarjen, por e respekton vendimin e çiftit.

“Asnjë prind nuk gëzohet kur fëmija i tij ndahet, sidomos kur bëhet fjalë për një çift që ishte kaq mirë bashkë. U ndjemë keq, ishte befasuese për ne. Por të rinjtë bëjnë zgjedhjet e tyre,” u shpreh ajo.

Pavarësisht ndarjes, Xheraldina thekson se raportet me Sarën mbeten shumë të mira:

“Unë me Sarën vazhdoj të kem të njëjtën marrëdhënie. Nuk ka antagonizëm mes nesh. Ajo kujdeset për vajzën, e sjell tek gjyshja, vjen e na viziton. Gjërat janë shumë korrekte,” përfundoi ajo.

Pas ndarjes me Ledrin, Sara Hoxha gjen dashurinë sërish!

Të fundit