Pas ndarjes me Loredanën, Mozzik flet për Lotinën: “Kjo është dashuria ime e jetës”

Pas ndarjes së bujshme me Loredanën, reperi i njohur nga Ferizaj, Mozzik, duket se ka gjetur qetësinë dhe lumturinë në jetën e tij personale, në krahët e partneres së re, Lotina Haziri.

Në një intervistë të fundit, ai është shprehur hapur për gjendjen emocionale, duke e përshkruar marrëdhënien me Lotinën si “dashurinë më të madhe të jetës”.

I njohur për rezervën që ka treguar më herët në lidhje me jetën private, Mozzik ka prekur edhe një tjetër temë të ndjeshme: raportin me vajzën e tij. Edhe pse nuk jetojnë së bashku, ai theksoi se lidhja mes tyre mbetet shumë e fortë dhe çdo moment që kalojnë bashkë është i paharrueshëm.

Së fundmi, ai ka qëndruar për disa ditë në Kosovë, ku është parë duke shijuar kohën me të bijën.
“Çdo ditë me të është e veçantë,” u shpreh ai me emocion.

Ky rrëfim i sinqertë tregon se, pas një periudhe të vështirë emocionale, Mozzik ka arritur të gjejë një ekuilibër të ri në jetën e tij dhe të ndërtojë një dashuri të re, e cila duket se po i sjell qetësi dhe stabilitet.

Të fundit