Site logo

Ntreg

Pas ndarjes me Romeon, kush është mashkulli në krah të Heidi Bacit?

Modelja e njohur Heidi Baci ka gjetur pak kohë për të pushuar pas një periudhe të ngarkuar me angazhime profesionale.

Këtë periudhë ajo po e kalon pranë detit dhe diellit, e në fotot e fundit shihet e buzëqeshur pranë një mashkulli. Sipas “Kosovarja”, bëhet fjalë për një person me të cilin Heidi ka një lidhje të ngushtë familjare.

Ndjekësit e modeles besojnë se ai është kushëriri i saj, me të cilin ka një marrëdhënie shumë të afërt.

Kujtojmë se gjatë pjesëmarrjes në “Big Brother VIP Albania”, Heidi ishte në një lidhje romantike me aktorin Romeo Veshaj, marrëdhënie që nuk zgjati shumë pas përfundimit të spektaklit.

Pas ndarjes me Romeon, kush është mashkulli në krah të Heidi Bacit?

Të fundit