Pas ndarjes me Xhensilën, Bes Kallaku gjen dashurinë – partnerja e re s’është personazh publik

Pas ndarjes me Xhensilën, Bes Kallaku gjen dashurinë – partnerja e re s’është personazh publik

Pas ndarjes së shumëpërfolur me Xhensila Myrtezajn, aktori i njohur Bes Kallaku duket se po i rikthehet normalitetit, i fokusuar në karrierën e tij artistike dhe sipërmarrjet personale. Ndërkohë që mediat rozë po i kushtojnë vëmendje lidhjes së përfolur mes Xhensilës dhe reperit Ledri Vula, duket se edhe Besi nuk ka qëndruar pas në jetën sentimentale.

Në rrjetet sociale kanë qarkulluar lajme se aktori ka nisur një romancë të re, ndonëse këtë herë ka zgjedhur diskrecionin. Sipas burimeve pranë tij, partnerja e re nuk është personazh publik dhe për momentin, Besi duket se preferon ta mbajë këtë marrëdhënie larg vëmendjes së publikut dhe mediave. Në profilin e tij në rrjete sociale nuk ka asnjë referencë ndaj lidhjes së re – postimet i kushtohen kryesisht projekteve të tij apo jetës si prind.

Pas një divorci të bujshëm, që u finalizua më 23 dhjetor 2024, Gjykata e Tiranës vendosi që Besart Kallaku të paguajë një shumë prej 50.000 lekësh në muaj për secilin nga dy fëmijët e tij, Ajka dhe Amen. Kujdestaria i është besuar këngëtares Xhensila Myrtezaj, ndërsa aktori ka të drejtë t’i takojë fëmijët disa herë në muaj, përfshirë fundjavat e para dhe të treta, si dhe në disa ditë të caktuara gjatë javës. Po ashtu, ai ka të drejtë t’i mbajë për 15 ditë në muajin gusht dhe dhjetor.

Festimi i ditëlindjes së Ajkës, vajzës së tyre, konfirmoi edhe njëherë ndarjen mes dy prindërve. Vogëlushja festoi me dy festa të veçanta: një organizuar nga Besi me të afërm të tij, dhe një tjetër nga Xhensila në ambjentet e shtëpisë, me animacione dhe atmosferë intime. Pavarësisht ndarjes, të dy prindërit kanë treguar se kujdesi dhe dashuria për Ajkën mbetet prioritet i përbashkët.

Ndërkohë, për lidhjen e re të Besit, mbetet për t’u parë nëse do të jetë një marrëdhënie e qëndrueshme apo një njohje në hapat e parë. Ajo që është e qartë, është vendosmëria e aktorit për ta mbajtur jetën private larg vëmendjes publike, pas një periudhe intensive ekspozimi mediatik.

Të fundit