Zërat për një krisje të mundshme mes Mateos dhe Brikenës, ish-banorëve të “Big Brother VIP Albania 5”, po qarkullojnë gjithnjë e më shumë në rrjetet sociale.
Dyshimet u shtuan pasi fansat vunë re se çifti nuk ndiqet më në Instagram dhe se janë fshirë disa nga postimet e tyre të përbashkëta, që më parë ishin mjaft të komentuar nga ndjekësit.
Një tjetër detaj që ka tërhequr vëmendje është edhe fakti se Brikena ka ndryshuar foton e profilit, duke hequr imazhin ku shfaqej krah Mateos, ndërsa ai nga ana e tij vijon ende ta mbajë foton e përbashkët.
Mes këtyre aludimeve, Mateo ka bërë reagimin e tij të parë, edhe pse indirekt, përmes një Instastory. Ai është shfaqur në Elbasan, qytetin e tij të lindjes, i rrethuar nga fëmijë, teksa në foto bën shenjën e paqes me duar.

Krahas imazhit, ai ka shkruar: “Një ditë normale në Elbasan”.
Megjithatë, ndjekësit kanë vënë re edhe një detaj tjetër që ka ngjallur diskutime: në foto, dora e majtë e Mateos nuk duket plotësisht, duke ngritur dyshime nëse ai ende mban unazën që konsiderohej simbol i lidhjes së tyre.
Për momentin, as Mateo dhe as Brikena nuk kanë bërë një deklaratë zyrtare mbi raportin e tyre, duke lënë gjithçka në nivel spekulimesh në rrjet.






