Pas ndarjes nga ish-partneri i saj afrikan, Enca poston foto me të dashurin e ri?!

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, është rikthyer fuqishëm në vëmendje – jo me këngë, por me… dashuri të re! Një postim i fundit në Instagram ka mjaftuar që rrjetet sociale të shpërthejnë në komente dhe spekulime.

Në foto, Enca shihet në një ambient romantik përkrah një mashkulli misterioz, duke ndarë një çast të ëmbël me emoji dashurie që nuk lënë shumë vend për dyshime. Pa asnjë fjalë, por me shumë emocion, duket qartë se artistja është në një fazë të re sentimentale dhe nuk e fsheh më.

Kjo shënon edhe një kapitull të ri për Encën, pas ndarjes nga ish-partneri i saj afrikan, lidhje e cila kishte marrë vëmendje të madhe publike më herët.

Reagimet e ndjekësve nuk vonuan. Komentet variojnë nga:

  • “Urime për dashurinë e re!”
  • “Kush është ky mashkulli misterioz?”
  • “Sa bukur që je e lumtur!”

Të gjithë janë kuriozë për identitetin e partnerit të ri, por për momentin, Enca mjaftohet me sinjale… dhe pak “mister”.

Të fundit