Heidi Baci, ish-banorja e njohur e Big Brother Vip Albania, ka zbuluar më në fund se zemra e saj nuk është më vetëm. E ftuar sot në emisionin “Shqipëria Live”, bukuroshja shqiptaro-italiane pranoi se është e dashuruar dhe më e lumtur se kurrë.
Gjatë bisedës me moderatoren Sidorela Gjoni, Heidi u pyet nëse beson ende në dashuri dhe nëse po përjeton lumturi në këtë periudhë të jetës së saj. Me një buzëqeshje plot dritë, ajo u përgjigj:
“Patjetër, gjithmonë. Nëse mund të jap një këshillë, mos hiq dorë nga dashuria, është gjëja më e bukur. Po, jam shumë e lumtur.”
Ish-banorja e Big Brother-it, që fitoi zemrat e publikut me lidhjen e saj me Romeon brenda shtëpisë, u pyet gjithashtu nëse do të ndryshonte diçka nga rrugëtimi i saj në spektakël.
“Do e lija veten më të lirë, por nuk do ndryshoja asgjë. Punoj fort me jetën time që të mos kem pengje,” – theksoi ajo.
Deklarata e saj ka ndezur rrjetin, ndërsa ndjekësit po pyesin: A është fjala për një dashuri të re, apo bëhet fjalë për një ribashkim me Romeon?






