Pas ndarjes nga Shpati, Selvija jep një mesazh në rrjetet sociale
Shpat Kasapi dhe bashkëshortja e tij, Selvija, kanë qenë një ndër çiftet më të përfolura e të ndjekura të showbiz-it shqiptar. Martesa e tyre u shoqërua me vëmendje të madhe mediatike, por pas disa vitesh bashkëjetese, ata vendosën t’i japin fund lidhjes.
Pavarësisht kësaj, Selvija ka zgjedhur të shfaqet e qetë, e buzëqeshur dhe me një energji pozitive. Së fundmi, ajo ka publikuar një foto në llogarinë e saj në rrjetet sociale, ku shfaqet në formë të mirë dhe e lumtur.

Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte mbishkrimi i fotos: “Ka kaluar kohë”, një fjali e shkurtër, por me shumë kuptime të fshehura. Ky mesazh ka bërë që ndjekësit të nisin menjëherë interpretimet, duke e lidhur me ndarjen e saj nga këngëtari.
Disa prej fansave e kanë parë si një shenjë reflektimi dhe pjekurie, ndërsa të tjerë si një mënyrë për të treguar se ajo tashmë është gati të ecë përpara në jetë, duke lënë të kaluarën pas.
Edhe pse nuk ka folur publikisht për arsyet e ndarjes, postimet e Selvisë lënë të kuptohet se ajo po përpiqet të përcjellë forcë dhe stabilitet emocional pas një periudhe jo të lehtë.






