Aktori dhe këngëtari i njohur Bes Kallaku e ka nisur ditën me shumë dashuri dhe pozitivitet. Pas ndarjes nga Xhensila Myrtezaj, Besi duket se po i përkushtohet plotësisht rolit të tij si baba.
Sot, ai ka ndarë në rrjetet sociale një fotografi të ëmbël me vajzën e tij, Ajkën, duke treguar edhe një herë lidhjen e fortë emocionale që i bashkon. Në imazh, Besi shfaqet i qeshur e i lumtur pranë së bijës, një moment i thjeshtë, por plot dashuri, që ka prekur shumë ndjekës.
Prej ndarjes, Bes Kallaku është treguar një baba i përkushtuar dhe i pranishëm në jetën e fëmijëve të tij, Ajkës dhe Amenit, duke qenë pjesë e çdo momenti të rëndësishëm të tyre.
Në postimet e tij, ai shpesh përcjell mesazhe dashurie, besimi dhe pozitiviteti, duke treguar se pavarësisht ndryshimeve në jetën private, familja mbetet prioriteti i tij më i madh.






