Pas nënës së Brikenës, reagon edhe familja e Mateos: “Jemi me Brikenën”

Pas nënës së Brikenës, reagon edhe familja e Mateos: “Jemi me Brikenën”

Pas vizitës së nënës së Brikenës në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” dhe deklaratës së saj publike në emisionin “Fan Club”, ka ardhur edhe reagimi i familjes së Mateos.

Nëna e Brikenës u shpreh hapur në mbështetje të vajzës së saj dhe vendimeve që ajo merr, duke theksuar se gjithmonë do të qëndrojnë në krah të saj.

“Mateo është shumë djalë i mirë, kam respekt për të. Jemi me Brikenën. Çfarë të vendosë ajo, me atë jemi edhe ne. Nuk jemi kundër kurrëgjëje”, u shpreh ajo.

Kjo deklaratë është vlerësuar pozitivisht edhe nga familjarët e Mateos, të cilët përmes një reagimi në rrjete sociale kanë theksuar se respektojnë çdo familje që zgjedh të komunikojë me gjuhën e dashurisë, mirëkuptimit dhe jo të paragjykimit.

Sipas tyre, mbi çdo gjë tjetër mbetet parësore lumturia e Mateos dhe liria e tij për të marrë vendime të pavarura për jetën personale.

Ndërkohë, publiku mbetet në pritje për të parë se si do të zhvillohet më tej raporti mes Brikenës dhe Mateos, dyshja që vazhdon të jetë ndër më të komentuarat e momentit në rrjetet sociale.

Të fundit