Site logo

Ntreg

Pas performancës me flamur të Egli Takos, Xheneta shpërthen në rrjete!

Reagimi i Xheneta Fetahut pas performancës së fundit të Egli Takos ngjall diskutime në rrjetet sociale

Modelja Xheneta Fetahu ka bërë një reagim të fortë në rrjetet sociale, i cili është interpretuar gjerësisht si një kritikë e tërthortë ndaj këngëtares Egli Tako, pas performancës së saj të fundit në Kosovë, ku u shfaq në skenë me flamurin shqiptar.

Përmes një Instastory, Fetahu ka shprehur mendimin e saj pa filtra, duke u ndalur te mënyra si përdoren simbolet kombëtare në publik:

“Flamura n’qafë, njerëz me nevojë n’story, e koncertet plot ‘dashni’ për famë. Kur i shkelin flamurin – heshtje. Kur dikush ka nevojë pa kamera, s’u gjeni kërkah.”

Më tej, ajo bën një krahasim me skenën artistike ndërkombëtare, duke vënë në dukje dallimet në mënyrën e shprehjes së patriotizmit:

“Cilin artist në Amerikë e sheh me flamur në dorë në çdo koncert? Asnjë. Sepse ata e kanë patriotizmin n’zemër, jo n’story. Ata bien n’sy me sukses, jo me folklor për klikime.”

Duket se qëndrimi i saj është një kritikë ndaj atyre që, sipas saj, përdorin simbolet kombëtare për të ndërtuar imazhin publik dhe për të tërhequr vëmendje, duke lënë në hije vlerat e vërteta. Në përmbyllje të reagimit, ajo shprehet me tone të ashpra:

“Përdorni gjithçka veç talentin – edhe njerëzit, edhe kombin. Të pafytyrë me internet.”

Ky reagim vjen menjëherë pas disa koncerteve ku Egli Tako është shfaqur me flamurin shqiptar në skenat e Kosovës. Ndërsa disa e kanë parë këtë si një shprehje të pastër të patriotizmit, të tjerë e kanë interpretuar si një lëvizje të tepruar për të tërhequr vëmendjen mediatike.

Pas performancës me flamur të Egli Takos, Xheneta shpërthen në rrjete!

Të fundit