Reperi i njohur shqiptar, G-Bani, ka zbuluar së fundmi përplasjet e tij me televizionin Top Channel, duke treguar se marrëdhëniet mes tyre janë aktualisht të tensionuara.
I ftuar në një intervistë, artisti tha:
“Marrëdhëniet me Topin në këto momente janë të këqija. Kam nja 3-4 arsye pse dyshoj që janë të tilla.”
Ndër të tjera, ai rrëfeu se ishte vetëofruar për të performuar pa pagesë në spektaklin e humorit “Portokalli”, por nuk kishte marrë asnjë përgjigje nga drejtuesit e programit.
“U vetofrova pa pagesë për të marrë pjesë me nja dy këngë në Portokalli… po nuk erdhi konfirmimi asnjëherë nga sipër. Dhe kjo tregon që marrëdhëniet nuk janë të mira,” u shpreh ai.
Pas këtyre deklaratave, G-Bani ka ndërmarrë një veprim që është komentuar gjerësisht nga ndjekësit: ai ka hequr nga lista e ndjekësve në Instagram moderatoren dhe drejtuesin e njohur, Ledion Liço, figurë kyçe brenda strukturës së Top Channel.
Ky gjest shihet si një sinjal i qartë i distancimit të reperit nga televizioni dhe njerëzit e lidhur me të. Për momentin, nuk ka asnjë reagim publik nga Ledion Liço apo përfaqësues të Top Channel.






