Site logo

Ntreg

“Pas skandalit të puthjes, Davidi habit me vendimin e fundit për Loredanën”

Pasi Loredana Brati reagoi ashpër dhe paralajmëroi padi ndaj qytetarit David Dano, ky i fundit ka dalë me një deklaratë publike, ku ka kërkuar falje për situatën e krijuar.

Përplasja mes tyre nisi pas publikimit të një videoje nga Dano, ku ai shfaqej duke e puthur në faqe ish-banoren e Big Brother VIP. Në një intervistë të mëvonshme, Dano e kishte cilësuar Loredanën si “simpatike, por prisja më shumë”, çka solli reagimin e menjëhershëm të saj, e cila e akuzoi se po kërkonte vëmendje dhe njoftoi se do të ndërmerrte hapa ligjorë.

Pas debatit në rrjet, Dano ka vendosur të kërkojë falje, duke pranuar se veprimi i tij u keqkuptua:

“I kërkoj shumë falje publike Loredana Bratit pasi lashë vend për keqinterpretime. Edhe unë jam një fans i saj dhe asgjë më shumë,” – tha ai.

Në deklaratën e tij, Dano shtoi se Loredana nuk kishte qenë aspak në dijeni të puthjes:

“Përsa i përket asaj puthjes, ajo nuk ishte në dijeni fare që do të ndodhte. U emocionova në ato momente, madje kemi debatuar dhe i thashë që u emocionova.”

Me këtë deklaratë, David Dano duket se ka vendosur t’i japë fund polemikave, duke theksuar se veprimi i tij nuk kishte qëllim provokues, por ishte thjesht një reagim spontan nga emocionet e momentit.

Të fundit