Site logo

Ntreg

Pas sulmeve të shumta për shqiptimin e fjalëve, Loredana Brati nis terapinë logopedike

Loredana Brati, ish-banore e Big Brother VIP Albania 4, ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit një nga rrëfimet më të ndjeshme të saj. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka bërë të ditur se ka nisur një proces të ri zhvillimi personal – terapi logopedike për përmirësimin e shqiptimit në gjuhën shqipe.

Ky vendim vjen si një përgjigje ndaj kritikave dhe komenteve negative që ajo ka marrë për të folurën e saj. Por Loredana ka zgjedhur të mos i heshtë, por t’i kthejë në një mesazh fuqizues për të gjithë ata që përballen me vështirësi të ngjashme.

“Nuk është gjithmonë e lehtë të përqafosh fjalët, sidomos kur ndonjëherë ndihesh si i huaj në gjuhën tënde. Por çdo tingull i zënë saktë më kujton që lidhja me gjuhën është edhe lidhje me rrënjët e mia,” – shkruan ajo.

Duke treguar me sinqeritet se si është ndjerë e lënduar nga komentet, Loredana thekson se ajo që ka nuk është një problem, por një sfidë që është duke u përpjekur ta përballojë me guxim.

“Të sulmosh dikë për një vështirësi që nuk e ka zgjedhur vetë është pak e padrejtë. Nuk më vjen keq për komentet, por ndonjëherë lëndojnë. Unë jam këtu, dhe do të bëj më të mirën time në çdo version të vetes sime.”

Ajo përfundon me një thirrje për më shumë empati:

“Të jesh i mirë nuk të kushton asgjë. Dhe nëse jeta të jep një tjetër sfidë për të cilën nuk ke faj, thjesht jini pak më të ngrohtë me çka Zoti na ka dhënë.”

Ky mesazh ka bërë jehonë në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës kanë reaguar me mbështetje dhe vlerësim për kurajën e saj.

Të fundit