Site logo

Ntreg

Pas televizonit, Egli sjell një tjetër surprizë për publikun

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, Egli Tako, po tregon se pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, karriera e saj sapo ka nisur.

Së fundmi, ajo u shfaq në ekran si moderatore e rubrikës “Yes Day” në emisionin “E Diell”. Por duket se televizioni nuk është e vetmja fushë ku Egli po përqendrohet.

Në një postim në Instagram Story, ajo ndau disa pamje të shkurtra që dyshohet të jenë nga videoklipi i saj i ri muzikor. Projekti titullohet “Nëse t’kujtohem”, dhe sipas mbishkrimit “Në punim”, duket se është ende në fazën e realizimit.

Me këtë hap, Egli i rikthehet pasionit të saj të hershëm për muzikën, duke lënë të kuptohet se nuk ka ndërmend të ndalet me kaq. Fansat mund të presin surpriza të tjera, si në ekran ashtu edhe në skenën muzikore.

Pas televizonit, Egli sjell një tjetër surprizë për publikun

Të fundit