Site logo

Ntreg

“Pas thashethemeve për botox, Olta Gixhari flet për herë të parë: “Po kaloj një problem shëndetësor”

“Pas thashethemeve për botox, Olta Gixhari flet për herë të parë: “Po kaloj një problem shëndetësor”

Aktorja dhe moderatorja e njohur Olta Gixhari ka vendosur të sqarojë më në fund pyetjet e shumta që ka marrë kohët e fundit nga ndjekësit e saj në rrjete sociale, lidhur me ndryshimin e dukshëm në syrin e saj.

Në një sesion pyetjesh në Instagram, një ndjekës e pyeti drejtpërdrejt: “Çfarë të ka ndodhur te syri?” — dhe Olta vendosi të përgjigjej hapur.

“Pas pyetjes për BBVK, kjo është pyetja më e shpeshtë që më bëni. Po kaloj një problem shëndetësor. Këtë e them për të gjithë ju që më shkruani çdo ditë ‘He mi, t’ka kap keq botoxi’, ‘O qorre’, etj. Mos më pyesni më shumë sepse nuk dua të flas për këtë, jo tani”, shkroi ajo.

Me këtë reagim, Olta i ka dhënë fund aludimeve se mund të ketë bërë ndonjë ndërhyrje estetike, duke sqaruar se bëhet fjalë për një situatë shëndetësore që po e kalon me qetësi.

Fansat kanë reaguar menjëherë me komente mbështetëse, duke i uruar shërim të shpejtë dhe forcë për ta kaluar këtë periudhë.

Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse Olta do të vendosë të ndajë më shumë detaje rreth kësaj gjendjeje në të ardhmen.

Të fundit