Modelja e njohur Arbenita Ismajli, e cila prej javësh ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të deklaratave mbi marrëdhënien me ish-partnerin Fero, ka reaguar sërish me një mesazh që ka bërë bujë.
Përmes një postimi në Instagram, Arbenita ndau një video të vajzës së saj, Ninës, ndërsa në sfond dëgjohej një audio e fuqishme:
“Unë thjesht nuk mendoj që në këtë kohë jemi të destinuar të jetojmë një jetë të parehatshme. Nuk e kam vullnetin.”
Ky veprim është interpretuar nga ndjekësit si një mesazh i qartë vendosmërie për të mos lejuar që e kaluara ose situatat e vështira të ndikojnë më tek jeta e saj. Ajo duket se është e fokusuar totalisht tek e ardhmja dhe tek vajza e saj.
Arbenita, e zhvendosur tashmë në Dubai, ka ndërtuar një jetë të re atje, larg polemikave. Por kjo ndodh vetëm pak ditë pasi Gjykata Themelore në Gjilan lëshoi urdhër-arrest dhe letër-rreshtim ndërkombëtar ndaj saj, duke krijuar një kontrast të fortë mes realitetit ligjor dhe imazhit që ajo projekton në rrjetet sociale.






