Modelja e njohur Arbenita Ismajli ka reaguar së fundmi në rrjete sociale, vetëm disa ditë pas publikimit të lajmit se ndaj saj është lëshuar një urdhërarrest ndërkombëtar.
Në një postim në Instastory, ajo ka zgjedhur të përdorë ironi, duke publikuar një tufë me lule, shoqëruar me mbishkrimin:
👉 “Dërgesat në burg janë kështu…”

Ky reagim vjen në një kohë kur emri i saj është në qendër të mediave, pas vendimit gjyqësor që lidhet me kujdestarinë e vajzës së saj dhe reperit Fero. Sipas këtij vendimi, e mitura ndodhet nën kujdestarinë e Arbenitës, ndërsa reperi është i kufizuar në të drejtën e takimeve.
Urdhërarresti ndërkombëtar, sipas mediave, është lëshuar për shkak të mosrespektimit të këtij vendimi nga ana e modeles.






