Pas debatit të krijuar në rrjete sociale rreth videos ku Loredana Brati shfaqej me qytetarin David Dano, ka reaguar publikisht mikja e saj, Xheneta Fetahu.
Në një Instastory, Xheneta ka shprehur mbështetjen e plotë për Loredanën, duke e cilësuar të padrejtë mënyrën si disa persona kanë keqinterpretuar sjelljen e saj.
“Është e padrejtë kur njerëzit tentojnë të prishin imazhin e dikujt si Loredana – një vajzë pozitive, e thjeshtë dhe pa asnjë qëllim negativ,” ka shkruar ajo.
Fetahu shtoi se Loredana gjithmonë ka treguar respekt për fansat dhe publikun:
“Është zhgënjyese kur dikush përpiqet të marrë vëmendje duke keqinterpretuar një moment respekti si diçka tjetër. Mos harroni, energjia e mirë s’ka nevojë për zhurmë,” përfundoi Xheneta.
Kujtojmë se debati nisi pasi në rrjet qarkulloi një video ku David Dano shihej duke e puthur në faqe ish-banoren e Big Brother VIP Albania, gjatë një eventi në Vlorë. Pas publikimit, Loredana reagoi duke sqaruar se takimi ka qenë krejt rastësor dhe se ajo nuk ka pasur asnjë raport personal me Dano-n.
“Isha e ftuar në një event më 14 gusht ku ndodheshin edhe emra të tjerë si Laerti, Rizarta dhe Françeska Murati. Ai erdhi si fans për një përshëndetje dhe një video. Për të qenë njerëzore, pranova, por ajo puthje erdhi papritur dhe më vuri në siklet,” ka treguar Loredana në reagimin e saj.
Ndërkohë, këngëtarja ka ndarë edhe disa mesazhe në Instagram, duke falënderuar ndjekësit për mbështetjen dhe duke kërkuar që situata të mos keqpërdoret.

