Videoja virale mes Stresit dhe Jozit, e publikuar pak ditë më parë, ka ndezur rrjetet sociale me reagime të shumta. Në pamje, Stresi shfaqet duke folur për “çunat e zonës” së Jozit dhe, me sportivitet, pranon një puthje në faqe nga vetë këngëtarja.
Në një reagim të menjëhershëm, Stresi sqaroi se gjithçka ishte pjesë e një shakaje (prank) dhe se videoja i paraprin një bashkëpunimi muzikor mes tij dhe Jozit.
Por kjo situatë nuk ka kaluar pa pasoja. Gjesti, i cili më parë kishte marrë mbështetje publike nga Stresi pas incidentit në Big Brother VIP Albania, ka ndërmarrë një veprim të qartë: ai ka hequr Stresin nga lista e ndjekjeve në Instagram. Ky detaj nuk u shpëtoi ndjekësve të vëmendshëm.
Nga ana tjetër, Stresi vazhdon ende ta ndjekë Gjestin – të paktën për momentin.
Nëse ky “unfollow” është thjesht një reagim emocional apo sinjal i ndonjë prishjeje të marrëdhënieve, mbetet për t’u parë. Një gjë është e sigurt: drama vazhdon dhe publiku është më i interesuar se kurrë.






