Site logo

Ntreg

Pas zërave për ftohje, Olta Gixhari surprizon me urimin për ditëlindjen e Gertës

Pas zërave për ftohje, Olta Gixhari surprizon me urimin për ditëlindjen e Gertës

Prej kohësh është përfolur se motrat e njohura, Olta dhe Gerta Gixhari, nuk kanë marrëdhënie të afërta dhe se mes tyre ka një ftohje të gjatë. Madje, prej vitesh është thënë se ato nuk komunikojnë më si dikur.

Por ditën e djeshme, kur Gerta festoi ditëlindjen e saj, të gjithë sytë ishin drejtuar nga Olta, për të parë nëse do të kishte një reagim publik prej saj.

Surpriza erdhi përmes një postimi në llogarinë personale të Oltës në Instagram, ku aktorja publikoi një foto të dy motrave, e shkrepur gjatë kohës kur Gerta ishte pjesë e “Big Brother VIP Albania”. Krahas fotos, Olta i ka dedikuar asaj një mesazh të shkurtër, por plot kuptim:

“Gëzuar ditëlindjen dashuri!”

Pas zërave për ftohje, Olta Gixhari surprizon me urimin për ditëlindjen e Gertës

Ky gjest i ka habitur ndjekësit, të cilët nuk e fshehën emocionin e tyre në komente. Shumë prej tyre e panë këtë si një shenjë afërsie mes dy motrave dhe si një mënyrë për të hedhur pas krahëve thashethemet për ftohjen e marrëdhënies.

Urimi i Oltës është kthyer menjëherë në kryefjalë të rrjeteve sociale, duke rikthyer vëmendjen tek raporti i motrave Gixhari, që shpesh ka qenë subjekt i mediave rozë.

Të fundit