Prej disa ditësh, rrjetet sociale janë përfshirë nga thashethemet për një krizë në marrëdhënien mes Elgit Dodës dhe Klea Hutës, një prej çifteve më të dashur të showbizit shqiptar.
Zërat nisën pasi fansat vunë re se të dy kanë fshirë shumicën e fotove të përbashkëta nga rrjetet sociale, duke ngritur dyshime për një ndarje të mundshme.
Megjithatë, ndjekësit vërejtën se Klea dhe Elgiti ende e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram – një detaj që ka lënë hapësirë për interpretime të shumta: a është fjala për një krizë kalimtare, apo ndarje përfundimtare?
Në mes të gjithë këtyre aludimeve, Klea Huta ka zgjedhur të reagojë në mënyrën e saj elegante. Në një postim të fundit në “Instagram Story”, ajo ka ndarë një mesazh që tregon se aktualisht është e përqendruar plotësisht tek puna dhe projektet personale.
As Klea dhe as Elgiti nuk kanë bërë ende një deklaratë zyrtare mbi gjendjen e marrëdhënies së tyre, por reagimi i moderatores ka shtuar edhe më shumë kureshtjen e publikut.






