Site logo

Ntreg

Pas zhurmës nga Jozi dhe Stresi, Gjesti paralajmëron: “Kam një sqarim për gjithçka që është thënë!”

Prej ditësh, emri i Gjesti ka dalë sërish në qendër të vëmendjes, veçanërisht pas përmendjes dhe komenteve që erdhën nga dy emra të njohur të skenës, Jozi dhe Stresi.

Por duket se Gjesti nuk ka ndërmend të kalojë në heshtje gjithë këtë situatë.

Përmes një postimi të fundit në rrjetet sociale, ai ka lënë të kuptohet se shumë shpejt do të japë versionin e tij për gjithçka që është thënë dhe për gjithë “zhurmën” që është krijuar rreth emrit të tij.

“Këto ditë kam një lajm për ndodhite e fundit rreth meje dhe projekteve. Waiting… një sqarim për ju,” – shkruan Gjesti, duke shtuar edhe një ton ironik në fjalinë e fundit.

Me këtë deklaratë, Gjesti nuk po u flet vetëm ndjekësve, por duket se u drejtohet drejtpërdrejt edhe atyre që kanë përmendur emrin e tij.

Fansat tashmë janë në pritje për të kuptuar nëse ky “sqarim” do të jetë një reagim, një rrëfim i sinqertë apo një goditje e fortë ndaj kundërshtarëve të tij në industrinë muzikore.

Pas zhurmës nga Jozi dhe Stresi, Gjesti paralajmëron: “Kam një sqarim për gjithçka që është thënë!”

Të fundit