Site logo

Ntreg

“Pasha Allahun jam tu vuajt” – Fjalët e Gjestit që ndezën rrjetin.

Teksa vijon të qëndrojë pezull situata mes tij dhe Egli Takos, Gjesti duket se nuk po heq dorë nga roli i të dashuruarit të zhgënjyer – një narrativë që po e shoqëron në çdo ndalesë të turit të tij europian.

Gjatë një koncerti të fundit në “Illyrian Glamour”, ai u shpreh hapur për gjendjen e tij emocionale, duke ndezur edhe më shumë dyshime mbi raportin me Eglin:

“A jeni tu vujt allahile? Unë po!
Pasha Allahun jam tu vuajt, fort bile. Shumë keq i kam punët,” – deklaroi ai mes entuziazmit të publikut.

Këto fjalë kanë ngjallur menjëherë reagime dhe spekulime në rrjet, me fansat që lidhen këtë deklaratë me situatën e paqartë që ka lënë pas dalja e çiftit nga Big Brother VIP Albania.

Kujtojmë që pak ditë më parë, Egli publikoi një foto të shoqëruar me frazën “natën e mirë” – një shprehje që fansat e lidhin ngushtësisht me Gjestin, ndërsa ky i fundit u pa në koncert me një bluzë që mbante fytyrën e saj, të cilën e ‘puthi’ në skenë.

A është kjo një strategji për të mbajtur vëmendjen e publikut apo një shenjë e vërtetë e ndjenjave të pazgjidhura? Fansat mbeten në pritje të ndonjë konfirmimi ose zhvillimi të ri.

Të fundit