Eduard Kuqi, i njohur për daljet e tij të shpeshta dhe shpeshherë provokuese në rrjetet sociale, është bërë sërish në qendër të vëmendjes pas një transmetimi “live” që shkaktoi reagime të shumta.
Gjatë bisedës me ndjekësit, një komentues i kërkoi atij që “ta prekë veshin nëse ka pasur diçka me Xheneta Fetahun”, ish-banoren e “Big Brother VIP Kosova”. Pak çaste më vonë, Edi u pa duke bërë pikërisht atë gjest – veprim që u interpretua si një lloj konfirmimi i një marrëdhënieje të mundshme mes tyre.
Pas valës së komenteve dhe reagimeve në rrjetet sociale, Kuqi reagoi me një kërkim faljeje publike. Në një postim në Instagram, ai sqaroi se veprimi nuk kishte qenë i qëllimshëm dhe se nuk dëshironte të krijonte keqkuptime apo të cenonte imazhin e askujt.
“Gjestin nuk e bëra me qëllim dhe më vjen keq për mënyrën si është interpretuar. I kërkoj falje Xhenetës për çdo keqkuptim,” – shkroi Edi në reagimin e tij.
Ngjarja ka marrë vëmendje të madhe në rrjet, ku ndjekësit janë ndarë mes atyre që e kritikojnë për provokimin dhe atyre që e mbrojnë duke thënë se gjithçka u keqinterpretua.
