Pasi përfliteshin për ndarje, Adisi zgjedh të flasë me lule për Fifin

Fifi paralajmëron projektin e ri muzikor “Zemrën”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi, ka bërë të ditur se së shpejti do të publikojë projektin e saj më të ri muzikor, të titulluar “Zemrën”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, artistja ka ndarë me ndjekësit disa imazhe nga prapaskenat e videoklipit, duke rritur kuriozitetin dhe pritshmëritë për këngën që, sipas saj, “vjen shumë, shumë shpejt”.

Në fotot e publikuara, Fifi shfaqet në një ambient tejet simbolik dhe emocional – e zhytur në një vaskë të mbushur me trëndafila të kuq – një skenografi që sugjeron një atmosferë romantike dhe një tematikë të ndjeshme dashurie, që me gjasë do të trajtohet edhe në tekstin e këngës.

Një element që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve është përfshirja e partnerit të saj, Adis Patushi, i cili shihet në njërën nga fotot duke mbajtur trëndafila në duar. Prania e tij shton dimensionin emocional të klipit dhe reflekton mbështetjen e tij në këtë projekt artistik.

Të fundit